Arrest në burg për Gert Shehun, masa e sigurisë i komunikohet në spital

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Gert Shehun, 31-vjeçarin që goditi me grusht kryetarin e PD Sali Berisha në protestën e opozitës më 6 Dhjetor.

Masa e sigurisë, Gert Shehut iu komunikua në spital ku ndodhet ende dhe po mbahet aty nën kujdesin e mjekëve.

Avokati mbrojtës kërkoi masë më të butë sigurie, si arrest në shtëpi ose shtrim të detyruar në spital.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por gjykata nuk pranoi këtë kërkesë dhe vendosi arrest në burg ndaj Gert Shehut. Ky i fundit ndodhet në spital pasi u godit fizikisht nga militantët dhe truprojat pas dhunës që ushtroi ndaj kryedemokratit. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share