Eto’o kapet duke e sulmuar një person jashtë stadiumit (VIDEO)

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kamerunit, Samuel Eto’o është filmuar duke e sulmuar një person tjetër jashtë një stadiumi në Kupën e Botës, që po mbahet në Katar.

Sipas pamjes, e gjithë ngjarja ka ndodhur, pas ndeshjes së fitores së Brazilit ndaj Kores së Jugut.

Në fillim, Eto’o duket i lumtur për të pozuar foto me fansat në pritje, ndërsa ai largohet nga vendi i ngjarjes, përpara se një burrë me një videokamerë t’i afrohet në të djathtën e tij, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pamjet tregojnë se dyshja shkëmbejnë fjalë, përpara se videoja të shkurtohet disa sekonda më vonë, dhe Eto’o të kthehet në skenë për t’u përballur me burrin.

Është e paqartë se çfarë u tha për të zemëruar Eto’o – i cili është në Katar në rolin e tij si ambasador i trashëgimisë së Kupës së Botës 2022 – por ai reagon me tërbim dhe fillon të shtyjë kameramanin.

https://twitter.com/LaOpinionLA/status/1599924307597066240

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share