CANA: PARANDALIMI ME ZBATIMIN E SISTEMEVE TË DEZINSEKTIMIT
Një person ndërroi jetë në Klinikën Infektive nga virusi i Etheve të Nilit Perëndimor. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) nga fillimi i vitit deri më tani ka gjithsej 30 testime për Ethet e Nilit Perëndimor, prej të cilëve katër janë raste të konfirmuara si pozitive, me çka rasti i katërt ka përfunduar me vdekje, kanë njoftuar nga ISHP-ja.
“1% e pacientëve të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor mund të zhvillojnë edhe manifestime neurologjike, me cka ishte konfirmuar me pasqyrën klinike. Në gjakun e tij ishte detektuar prani e sëmundjes dhe merret si rezultat pozitiv. Pacienti ka qenë në situatë të rënduar dhe pas 6 ditëve nga pranimi, epilogu ishte vdekja.
Rreziqe nga përhapja e sëmundjes? Nuk mund të them se ka apo nuk ka, për shkak se sëmundja transferohet përmes insekteve dhe mushkonjave. Secili mund të infektohet, por kjo nuk do të thotë se secila mushkonjë është infektuese. Parandalimi mund të bëhet me zbatimin e programeve të dezinsektimit” – tha Fadil Cana, drejtor i Klinikës Infektive. /tvklan.mk/