TAKIME ME ZYRTARË SERBË TË VERIUT
Kryetaret e kater komunave veriore dhe krerë të Listës Serbe kanë pritur në veri të Mitrovices të dërguarin e BE -së për dialogun Miroslav Lajcak dhe atë të SHBA së për Ballkanin Perendimor Gabriel Escobar.
Në takimin që ka zgjatur më shumë se dy ore emisarët kanë dëgjuar me vëmendje kërkesat e përfaqësuesve lokal serbë.
Thanë se janë disa opsione që po diskutohet
GABRIEL ESCOBAR -I DËRGUAR I SHBA SE PËR BALLKANIN
Unë vetëm dua të them se i kemi marrë parasysh shqetësimet e kryetarit të Komunës. Misioni ynë vazhdon në Beograd. Shpresoj se nga atje do të jemi në gjendje të dalim me një njoftim
Lajcak ka siguruar se më 1 shtator nuk do te kete pershkallëzim të situatës.
MIROSLAV LAJÇAK – I DERGUAR I BE së
Mesazhi i fortë nga bashkësia ndërkombëtare është se më 31 gusht nuk mund të jemi në situatën si ajo e 31 korrikut dhe prandaj kërkuam këto takime si dhe atë në Bruksel javën e kaluar. Po bëjmë gjithçka që të mos ketë më barrikada dhe njerëzit të mos kenë frikë për jetën e tyre”.
Gjatë së enjtes veriu I Mitrovicës ishte mbushur me mbishkrime të reja. Ketu jemi, mos u shqetesoni, këtu jemi, Brigade e Veriut, Nato shko ne Shtepi.
Më 1 shtator pritet te nis zbatimi I vendimit të qeverise per masa reciprociteti per dokumentet serbe si dhe ceshtjen e targave.