Kosovë, situatë e qetë në 4 komunat para 23 Prillit

Zgjedhjet, Lista Serbe thirrje për bojkot

E qetë duket të jetë situata në katër komunat veriore ku më 23 Prill mbahet zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komunash.

Janë paraparë të vendosen 26 kontejnerë deri të dielën për të votuar ndërsa janë caktuar edhe 13 qendra votimi nga 45 që ishin në zgjedhje në këto katër komuna deri më tani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Vendosja e kontejnerëve nuk mund të bëhet menjëherë sepse janë 26. Është proces që nuk mund të kryhet brenda një dite për shkak se duhet bërë sistemimi”, tha Arianit Elshani, anëtar i KQZ –së.

Në komunën e Zveçanit duket gjithçka e qetë, ndonëse nuk duan të flasin para kamerave serbët këtu thonë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.

Slagjana Pantoviç kandidate e pavarur është e vetmja serbe që garon në zgjedhje për kryetar komune në Zveçan. Ajo ka përballë kandidatët nga PDK dhe Vetëvendosja.

Kandidati tjetër serb është Aleksander Jabllanoviç i cili garon për komunën e Leposaviçit, i cili gjithashtu përballet me dy kandidatët shqiptar. Në Mitrovicë të veriut asnjë nga tre kandidatët nuk është shqiptar, ashtu sikurse edhe në Zubin Potok.

Lista Serbe që është partia më e madhe e serbëve në Kosovë ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhje ndërsa u ka bërë thirrje edhe qytetarëve serb që ti bojkotojnë ato.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share