Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, indeksi i pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit, gjatë muajit prill 2022 krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2021, është 111.0.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Akmodimi dhe shërbimi ushqimor (25.5%), Arte, argëtim dhe rekreacion (21.0%) dhe Shërbime administrative dhe mbeshtetëse (17.4%).
Rritje e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Veprimtaritë e mbrojtjes (kujdesit) shëndetësore dhe sociale (8.5%), Ndërtimtaria (5.2%) dhe Furnizimi me ujë; kanalizimi, veprimtaritë e menaxhimit dhe të trajtimit të mbeturinave (4.5%).
Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit prill 2022, është 47 092 denarë.