ESHS: Në tremujorin e parë të vitit 2022 në RMV të papunë janë 119 699 persona

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, në tremujorin e parë të vitit 2022, popullsia aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut numëron 811 197, prej të cilëve të punësuar janë 691 498, ndërsa të papunë janë 119 699 persona.

Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 55.3, shkalla e punësimit 47.1, ndërsa shkalla e papunësisë është 14.8.

Gjatë përpunimit të të dhënave për tremujorin e parë të vitit 2022, shpërndarjet demografike rajonale sipas gjinisë dhe sipas grupmoshave pesëvjeçare janë përdorur për kalibrimin e popullsisë në përputhje me të dhënat nga Regjistrimi 2021.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share