Escobar vizon nesër Tiranën. Takim me Kryeministrin Rama e Presidentin Begaj

Gabriel Escobar, i Dërguari i Posacëm i Departamentit të Shtetit për Europën Juglindore do të zhvillojë një vizitë 3-ditore në Tiranë nga data 11 deri më 13 Prill.

Mësohet se Escobar do të takohet me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama ditën e nesërme.

Ndërsa të mërkurën në mesditë, ai do të zhvillojë dhe një bashkëbisedim me tre përfaqësues të opozitës Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share