Escobar në Tiranë: SHBA do të monitorojë zgjedhjet lokale të 14 majit

Escobar me Xhaçken, Meten e Alibeajn

Gabriel Escobar vijoi agjenden në Tiranë në takime me Xhacken, Meten dhe Alibeajn. Ndër temat në diskutim në keto takime ishte situata politike në vend si dhe zgjedhjet e 14 majit ku SHBA do të dergojë vëzhgues dhe kërkon nga partitë politike të paraqesin kandidatë pa të kaluar kriminale.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i shoqëruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim e nisi ditën e dytë të takimeve me kreun e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Ne seline e re Alibeaj nuk lejoi kamerat qe te filmonin takimin me zyrtarin e lartë amerikan por mësohet se në tryeze ishin të pranishëm edhe deputetët Gazmend Bardhi Kreshnik Collaku dhe Orjola Pampuri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në takimin me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u vlerësua partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe ShBA-ve si dhe forcimi i mëtejshëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen ndaj Gabriel Escobar për mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë dhe rajonit tonë.

I vetmi takim ku kamerat ndoqen në ambijenetet e brendshme zotin Escobar ishin ato te Partisë së Lirisë ku ka takuar kreun e saj Ilir Meta bashkëdrejtues i koalicionit opozitar Bashkë Fitojmë. Gjatë vizitës së fundit në Tiranë Escobar e kishte evituar një takim me zotin Meta përpara se ai të mbaronte mandatin si president i Republikës. Ndër temat në diskutim në takimet me Metën dhe Alibeajn ishte situata politike në vend si dhe zgjedhjet e 14 majit ku SHBA do të dergojë vëzhgues dhe kërkon nga partitë politike të paraqesin kandidatë pa të kaluar kriminale. Një ditë më pare zëvendës ndihmës sekretari amerikan takoi Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama ndërsa nuk është planifikuar një takim me liderin demokrat Berisha.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share