Erdogani u kërkon mbështetësve të qëndrojnë pranë kutive të votimit

Presidenti aktual i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogani u ka kërkuar mbështetësve të tij të qëndrojnë pranë kutive të votimit për të shmangur çdo parregullsi.

“U kërkoj të gjithë mbështetësve dhe shoqëruesve të mi që të qëndrojnë në kutitë e votimit, pa marrë parasysh çfarë, deri në përfundimin zyrtar të rezultateve. Përgëzoj të gjithë qytetarët që votuan në emër të demokracisë dhe morën pjesë në procesin zgjedhor dhe shpreh mirënjohjen time për secilin prej tyre”, ka shkruar Erdogan në Twitter.

Sipas Erdoganit, derisa zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë kaq pozitive dhe demokratike dhe numërimi i votave vazhdon ende, përpjekja për të shpallur rezultate me ngut do të thotë uzurpim i vullnetit kombëtar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne jemi të kënaqur që favori i kombit tonë reflektohet në numërimin e vazhdueshëm të votave”, shtoi ai.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share