Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend do të mbahen më 14 maj, siç ishte paraparë, që është pak më pak se tre muaj pas tërmetit shkatërrues në të cilin jetën e humbën mbi 45.000 njerëz në Turqi.
Ky komb do të bëjë atë që nevojitet më 14 maj”, tha Erdogan në fajlimin para përfaqësuesve të Partisë së tij të Drejtësisë dhe Zhvillimit.
Kjo është data për të cilën paraprakisht foli Erdogan dhe nuk e zhvendosi për shkak të tërmetit.
Duke i dëniar ata të cilët e kritikuan Qeverinë e tij për sundim të keq pas tërmetit të 6 shkurtit, Erdogan tha: “Do t’u japim përgjigje adekuate më 14 maj”.