Erdogan: Fund dialogut me Greqinë

“Qeveria e Athinës nuk mund luajë me ne”

Përpjekjet për zgjidhje me diplomaci të mosmarrëveshjeve për kufijtë detarë mes Turqisë dhe Greqisë marrin sërish tatëpjetën. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan njoftoi para parlamentit të vendit, fundin e bisedimeve me palën greke, të nisura vitin e kaluar.

“Mos bëni lojëra me Turqinë se do të lodheni e do mbeteni rrugëve. Për këtë arsye, duke anuluar marrëveshjen për Këshillin Strategjik greko-turk iu thashë kolegëve të mi të mos zhvillojnë më bisedime me ta”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Veprimi që ka irrituar Erdoganin është thirrja që kryeministri grek Qirjakos Micotaqis bëri gjatë vizitës në Uashington në Maj, për të mos i shitur Turqisë avionë luftarakë të sofistikuar F-16. Pas kësaj thirrjeje, Erdogan tha se Micotaqis nuk ekziston më për të.

Gjatë fjalimit në parlament këtë të Mërkurë, Erdogan tha po ashtu se nuk kishte parë përpjekje serioze nga Suedia dhe Finlanda për të bindur Turqinë në ndryshimin e qëndrimit kundër anëtarësimit të tyre në NATO.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share