Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në BE nuk duhet të zgjasë me vite apo dekada

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që të përshpejtohet procesi drejt anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Europian. Zelensky është shprehur se anëtarësimi nuk duhet të marrë vite apo dekada.

“I bëj thirrje të gjithë atyre që mbajnë poste qeveritare që ta shohin detyrën e tyre, punën drejt anëtarësimit në BE, si betejë të vijës së parë për shtetin tonë, për Ukrainën. Ne duhet të punojmë në përgatitjet për t’u bashkuar me BE me të njëjtin intensitet dhe përgjegjësi që kemi vënë në përgatitjen për kandidaturën”, u shpreh Zelensky.

Sjellim në vëmendje se më 23 Qershor të këtij viti, Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

529 vota ishin në favor të Ukrainës, 45 kundër dhe 14 vota ishin abstenim.

Raporti i KE-së rekomandon që Ukrainës dhe Moldavisë t’u jepet menjëherë statusi i vendit kandidat për në BE. Shkak për këtë vendim është bërë lufta e Rusisë në Ukrainë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share