Botërori i Klubeve 2022 zhvillohet nga 1 deri më 11 shkurt në Marok

Botërori i Klubeve 2022, për shkaqe objektive do të zhvillohet në shkurt të vitit 2023. Shkaku i mosmarrëveshjeve mbi datat e zakonshme të Kupës së Botës në Katar. Ky turneu mes kampionëve kontinentalë përfundimisht do të mbahet nga 1 deri më 11 shkurt në Marok, vendi i zgjedhur përfundimisht nga FIFA si organizator i turneut, në të cilin Real Madridi do të përfaqësojë UEFA-n si fitues i Ligës së Kampionëve.

Real Madridi hyn drejtpërdrejt në gjysmëfinalet e turneut, kështu që nuk do të udhëtojë në Marok deri më 6 shkurt.  Real  në fillim të vitit 2023  ka  një orar të ngjeshur, duke ditur se merr pjesë në tri ose katër gara: La Liga, Liga e Kampionëve , Kupa e Mbretit dhe Botërori për Klube. Tani më dihet se ndeshja e parë e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpool-it është planifikuar të zhvillohet më 21 shkurt, vetëm dhjetë ditë pas një finaleje hipotetike në Marok.

Deri më tani pesë nga shtatë pjesëmarrësit e konfirmuar tashmë: Real Madridi, Flamengo (kampion i Libertadores), Seattle Sounders (kampion i Concachampions), Wydad Casablanca (kampion i kampionëve afrikanë) dhe Auckland City (kampion i Oqeanisë). Mbetet për t’u përcaktuar kampioni i Ligës së Kampionëve të Azisë (finalja e të cilit është planifikuar për në fund të shkurtit) dhe përfaqësuesi i vendit pritës. Real Madridi dhe Flamengo shkojnë direkt në gjysmëfinale të turneut.

Real Madridi tashmë e ka fituar Botërorin për klube në vitin 2014, 2016, 2017 dhe 2018. /KlanMacedonia

Përgatiti Shaban Sinani

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share