Romancë e re? Shakira dhe Tom Cruise shihen bashkë në garën e Formula 1

Shakira u pa në Miami në një nga ngjarjet më të mëdha sportive të vitit, në garën e Formula 1. Këngëtarja ishte me fëmijët e saj, por shoqërohej jo vetëm prej tyre, por edhe nga një aktor i njohur me superyllin Tom Cruise. Dy yjet u panë duke kaluar kohë së bashku teksa shikonin Çmimin e Madh të Formula 1 2023.

Në fotot e publikuara në internet, Shakira dhe Cruz duket se janë duke qeshur dhe duke kaluar një kohë të mirë. Në një video të bërë publike shihet sesi këngëtarja ndodhet në tribunat e pistës dhe bisedon me aktorin e njohur. Në një moment, një nga fëmijët e saj e ndërpreu bisedën e saj me Cruz ndërsa ai filloi të luante dhe ta përqafonte.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Aktori 60-vjeçar kishte veshur një këmishë të bardhë polo dhe i kishte flokët relativisht të çrregullta. 46-vjecarja Shakira kishte veshur një bluzë jeshile seksi që tregonte dekoltenë e saj. Në ndeshje morën pjesë edhe personazhe të tjerë të famshëm.

Shakira më herët mori çmimin “Gruaja e Vitit” nga Billboard në Gala Latine Ëomen in Music. Bukuroshja kolumbiane ishte dukshëm emocionuese teksa ndau mendimet e saj për dashurinë dhe marrëdhëniet, një vit pas ndarjes së saj të hidhur nga futbollisti spanjoll.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share