Epilogu në M-NAV: Nesër seanca e Qeverisë!

TASEVSKI: TË SHKARKOHEN DREJTORËT OSE MBYLLET HAPËSIRA AJRORE NË SHKUP!

Të shkarkohen drejtorët ose Kontrolli i fluturimeve do ta mbyll hapësirën ajrore mbi Shkup. Ky është mesazhi i Kryetarit të Sindikatës, Aleksandar Tasevski, para vendimit të Qeverisë, e cila në seancën e së martës pritet të vendos rreth ngjarjeve në M-NAV.

Paralajmërimet për grevë vijnë pas ngjarjeve të fundit në M-NAV, që eskaluan me ndërhyrjen e 4 janarit kur ishin sulmuar tre të punësuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Eskalimi erdhi pas press-konferencës së sindikatës ku u alarmua se janë nën presion të madh nga menaxhmeniti I M-NAV për shkak të shpalljes së fundit për punësime.

Kryetari i Këshillit Drejtues të M-NAV, Fahrudin Hamidi, ngjarjen e cilësoi si “zënkë të vogël” duke mos paralajmëruar tërheqjen nga funksioni.

Ndërkohë, duke uruar Krishtlindjet, kreu I Sindikatës Tasevski, në Facebook bëri thirrje që zhvillimet në M-NAV të mos marrin konotacion etnik.

“Luftojmë për profesionalizëm, jo për maqedonas ose shqiptarë, jo për individë, jo për parti! Profesionistë kemi, maqedonas e shqiptarë. Disa komente të pahijshme njollosin punën e sinqertë dhe mbështetjen e tyre” – ka shkruar Tasevski në Facebook.

Edhe pse ditë jo pune, nuk kanë munguar reagimet partiake. VMRO-DPMNE vazhdon të akuzojë BDI-në dhe LSDM-në se kanë cënuar sigurinë e trafikut ajror. Akuza vijnë edhe për punësime partiake në prag të zgjedhjeve.

“Për vetëm disa ditë janë publikuar shumë shpallje në ministri, agjenci dhe qendra punësimi për mbi 200 zyrtarë publik dhe shtetëror. Populli sheh, kurse ne duhet t`i ndalim në zgjedhje. Asnjëherë s`ka qenë më keq, me rëndësi është t`i mposhtim”, tha Naum Stoilkovski.

Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit vlerëson se Qeveria duhej t`i shkarkonte drejtorët e M-NAV, Bekim Neziri të pezullohej nga puna, kurse Gjykata për 8 të dyshuarit të caktonte paraburgimin.

“Në vepër janë ndikimet partiake, udhëheqësitë partiake në MPB, PTHP dhe Gjykatë, i bëjnë obstruksione ngjarjes kriminale. Përgjegjësi patjetër të ketë, ose tani ose pa ndryshimit të pushtetit”, thonë nga Lidhja Demokratike.

Qeveria paralajmëroi se Kryeministri do t`i bëjë thirrje Prokurorisë Publike, Komisionit Antikorrupsion, Entit Shtetëror për Revizion, Policisë Financiare dhe trupave ndërkombëtar për kontrollin e trafikut ajror, të bëjnë revizion të plotë të punës së deritashme të M-NAV.

Ndërkohë, Prokuroria ka hapur procedurë hetimore kundër 8 personave. Ata ngarkohen për veprën penale “cënimi i sigurisë së trafikut ajror”, për të cilën vepër parashihet dënimi me burg prej së paku 5 viteve./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share