VMRO-DPMNE: Pjesëmarrja në qeverinë teknike – “drita jeshile” nga organet partiake!

STOILKOVSKI: TALAT XHAFERI KRYEMINISTËR PA LEGJITIMITET

VMRO-DPMNE ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në qeverinë teknike që, siç njofton KlanM, duhet të zgjidhet 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, respektivisht më 28 janar 2024, ku Kryeministër, konform vendimit të BDI-së, do të jetë Kryeparlamentari, Talat Xhaferi.

“Atë që mund ta them është se në periudhën e ardhshme organet e VMRO-DPMNE-së do të marrin vendimin nëse do të marrim pjesë dhe eventualisht me emrat që do të marrin pjesë në qeveri të tillë”, tha Naum Stoilkovski.

Stoilkovski, siç njofton KlanM, e ka komentuar edhe deklaratën e Bujar Osmanit se projekti i ardhshëm I BDI-së është Presidenti shqiptar.

“Projekti i ardhshëm I BDI-së është shkuarja në opozitë të thellë”, tha Stoilkovski.

VMRO-DPMNE nuk e quan të rëndësishme emërimin e Jovan Mitreskit të LSDM-së si Kryetar të Kuvendit.

“Kjo nuk është e rëndësishme për momentin. Me rëndësi është se Talat Xhaferi sipas zgjedhjes së Reçicës së Vogël dhe me një shantazh të BDI-së ndaj LSDM-së do të jetë Kryeminisër në periudhën e ardhshme, pa asnjë legjitimitet”, tha Stoilkovski.

Sipas Ligjit për Qeveri, 100 ditë para zgjedhjeve, sic percjell KlanM, Kryeministri Kovaçevski do të dorëhiqet, kurse Kryeministër Teknik do të jetë Talat Xhaferi I BDI-së

Në Qeverinë teknike me Ministra të Brendshëm dhe për Punë dhe Politikë Sociale, si dhe tre Zv/Ministra – për Financa, Bujqësi dhe Shoqëri Informatike dhe Administratë, do të përfaqësohet VMRO-DPMNE-ja opozitare./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share