Këngë me tifozët në “Air Albania” dhe festë e çmendur në dhomat e zhveshjes
Fitorja me rezultatin 3-0 kundër Çekisë është historike për Shqipërinë. Kuqezinjtë morën për herë të parë triumfin kundër rivalëve çekë, ndërkohë që në u shkaktuan një humbje të thellë.
Kjo është humbja e parë e skuadrës së drejtuar nga Jaroslav Sihavi në këto kualifikuese të Euro 2024 dhe më e thella. Në 4 takimet e para Çekia kishte pësuar 2 gola. Kuqezinjtë e nisën festën duke kënduar me tifozët menjëherë pas ndeshjes.
Emocionet vazhduan në dhomat e zhveshjes me brohorima, këngë e përqafime. Deri në përfundim të këtyre kualifikueseve kanë ngelur edhe dy takime, por Shqipëria e ka hedhur hapin e sigurt drejt Berlinit.
Klan News