Zhizhoviç: Ishte një ndeshje e drejtë dhe korrekte, ku shfrytëzuam një sulm të mirë dhe shënuam fitore

FC Shkupi në dy ndeshjet e fundit të sezonit vjeshtor kundër Shkëndijës në Çair dhe AP Brera  në Strumicë  shënoi dy fitore me rëndësi të jashtëzakonshme. Ekipi nga Çairi pjesën vjeshtore të kampionatit e përfundoi në pozitën e dytë me 38 pikë, një më pak se Struga Trim Lum që mbanë pozitën e parë. Shkupi nga 18 ndeshjet e zhvilluara  ka 11 fitore, 5 barazime dhe 2 humbje.

Trajneri Mlladen Zhizhoviç, pas  përfundimit të këtij  gjysmë sezoni për faqen zyrtare të FC Shkupi ka deklaruar se mbyllëm sezonin vjeshtor duke i mundur Brerën për here të dytë, kësaj radhe në Strumicë.

Në ndeshjen e fundit mendoj se ishim më të mirë dhe nuk i lejuam ekipit të AP Brera që të krijojë raste. Edhe pse bëhet fjalë për një ekip me futbollist të rinj, por duhet të kenë vetëbesim, përkundër faktit se në kohën e fundit nuk kanë rezultate të mira. Ishte një ndeshje e drejtë dhe korrekte, ku shfrytëzuam një sulm të mirë dhe shënuam fitore. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi që bëhej fjalë për ndeshjen e fundit, duke ditur se ishim të harxhuar psiqikisht dhe fizikisht në të gjitha aspektet, duke e ditur se kemi luajtur edhe në kupë.

Por në përgjithësi mundë të them se jemi të kënaqur me mënyrën se si kemi luajtur gjatë gjithë kësaj faze që kur jam unë trajner, por edhe më parë, para se të vija unë. Por këtë që kanë bërë djelmoshat tanë, me kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës dhe me lojën fenomenale që kanë treguar, është për çdo lëvdatë. Mirënjohjet më të mëdha janë për ta dhe me këtë rast dua tu falënderohem, pasi unë e mora klubin që për mua ishte një moment shumë i vështirë. Djemtë kanë treguar më tepër se vetëm garë në fushë dhe dëshirë për të fituar, pasi atë që bartë me vete është një karakter dhe me këtë rast dua që publikisht tu falënderohem.

Tani na pret pauza dhe do të shohim se çka do të ndodhë, dua që gjithçka tani të qetësohet dhe të sjellim vendime të cilat do të jenë më të mirat për ekipin. Thënë në përgjithësi, me plot meritë kemi fituar kaq shumë pikë, ndoshta do të duhej të ishim në një tjetër pozitë në tabelë, por thjesht kjo që është, është, andaj kthehemi nga vetja dhe do të mundohemi që deri në fund të garojmë me Strugën dhe Shkëndijën, pasi që kohëve të fundit, këto tri ekipe janë më kualitative në futbollin e Maqedonisë, ka thënë Zhizhoviç.

FC Shkupi nën udhëheqjen e trajnerit  Zhizhoviç, ka marrë 13 fitore, 2 barazime dhe ka pësuar vetëm një humbje përfshirë këtu edhe  ndeshjet e Kupës.  Në  javën e  19 të kampionatit  FC Shkupi më 18 shkurt 2024   përballet me ekipin VOska Sport në  cilësinë e vendasit  në stadiumin e Çairit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share