Enca bën shqiponjën ‘tatuazh’ në flokë

Enca ka ndarë imazhe se si do ta shohim në këtë videoklip, me flokë të kuq dhe veshje seksi kuq e zi.

Ndërkohë, në një video të postuar pak orë më parë, ajo tregon edhe disa momente nga prapaskenat e xhirimeve, gjatë të cilave ka realizuar një ‘tatuazh’ në flokë.

Flokët e saj të gjatë të kuq spërkaten me një spraj të zi për të krijuar simbolin e shqiponjës dykrenare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sa i përket këngës, në një postim të mëparshëm Enca iu ka thënë fansave se “Do dashuroheni me kete kenge (dhe do ridashuroheni me mua)”. Ky është bashkëpunimi i saj i dytë me Muharrem Ahmetin, pas “Hajde” të  publikuar në Maj 2019./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share