Emir Shabani tërhiqet nga posti menaxher i përgjithshëm i FC Shkupi

Menaxheri i përgjiothshëm i FC Shkupi, Emir Shabani nëpërmjet të rjeteve sociale ka njoftuar largohet  nga strukturat e klubit.

Dëshiroj t’ju informoj se nuk do të jem më pjesë e Shkupit dhe nuk do të kryej funksionin e drejtorit të përgjithshëm të klubit. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për KF Shkupi dhe për pronarin Olgun Ajdin për besimin e tij dhe mundësinë që më është dhënë për të drejtuar një klub prestigjioz si Shkupi. Faleminderit për bashkëpunimin stafit profesional, lojtarëve dhe të gjithë punonjësve të klubit dhe sigurisht një falenderim i veçantë për grupin e tifozëve “Shvercerat”. I uroj klubit shumë suksese dhe përparim në të ardhmen.”, thuhet në postimin e Emir Shabanit në rrjetet sociale. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share