Emigrantët ilegalë në Britani do të strehohen në anije

Një pjesë e emigrantët e jashtëligjshëm që kalojnë kanalin e La Manshit për në Britaninë e Madhe do të strehohen në këtë anije, ku do të qëndrojnë deri në përfundim të procedurave të dëbimit që zgjasin disa ditë.

“Bibi Stokholm” siç quhet anija, ka një kapacitet prej 500 personash dhe ofron kushtet bazë të jetesës. Ka 22 dhoma gjumi, bar, restorant, Wi-Fi, palestër dhe sallë lojërash.

Megjithatë, anija luksoze e prodhuar në vitet ’70 mund të mbulojë vetëm një pjesë të vogël e nevojave të akomodimit të emigrantëve ilegalë, pasi që prej fillimit të vitit, në brigjet jugore të Britanisë e Madhe kanë mbërritur 4 mijë persona, mes të cilëve edhe shqiptarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share