Emigrantët afrikanë në Shqipëri – Shtëpitë për strehimin e tyre do të mbërrijnë në Shqipëri më 30 korrik

Qeveria italiane ka konfirmuar se qendrat e pritjes se azilkerkuesve dhe e perpunimit te kerkesave te tyre ne Shengjin e Gjader do të operojnë duke nisur nga data 10 gusht. Shtëpitë e parafabrikuara për strehimin e tyre do të mbërrijnë në Shqipëri më 30 korrik e më pas do të duhen të paktën 10 ditë për montimin e përshtatshmërinë e tyre në shërbim të jetesës së azilkërkuesve.

Gjatë vizitës në Gjadër kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se kampet e emigrantëve në Shqipëri do të ishin ne funksion te plote më 1 gusht. Ndërkohë në Gjykatën e Romës, vijon puna per montimin e 10 mega ekranëve që do të shërbejnë për të shqyrtuar në videokonferencë nga Gjadri kërkesat e azil të emigrantëve afikane. Aty 22 gjykatës do te shqyrtojne brenda 28 diteve kerkesat e tyre per azil. Marreveshja mes Rames dhe Melonit ka sjelle efektet e para pozitive.

Numri i zbarkimeve në brigjet italiane është në rënie.

Mbërritjet e azilkerkuesve ne territorin Italian nga Afrika e veriut në muajin qershor janë vetem një e treta e atyre të regjistruara në të njëjtin muaj të vitit 2023.

Operacioni ne Gjader e Shengjin do ti kushtoje qeverise italine të paktën 700 milionë euro.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share