Ndalohet qarkullimi i veturave për Gërmi

Sot më 1 Maj, do të ndalohet qarkullimi i veturave drejt parkut të Gërmisë.

Ky vendim është marrë nga Komuna e Prishtinës, me qëllim që qytetarët ta kenë më të lehtë qasjen në këtë pjesë të qytetit.

Dita e sotme llogaritet të jetë pushim për një pjesë të madhe të qytetarëve, andaj ata do të preferojnë që këtë ditë ta kalojnë në natyrë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Komuna ka publikuar edhe vendimin ku tregohet se cilat rrugë do të jetë e bllokuar.

“Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveq banorëve të lagjeve: ”Normale”, ”Sofalia”, ”Tauk- Bahçe” dhe restoranteve— villat Gërmia” ”Freskia”, dhe “Soma” do të jetë: Kryqëzimi rrugëve ”1 Tetori”— “Nazim Gafurri” dhe ”Ymer Lutfi Paqarizi”.

Kryqëzimi rrugëve ”Nazim Gafurri”- “Xhavit Ahmeti” dhe ” Dr. Lec Gradica”. Kryqëzimi i rrugëve “Shpëtim Robaj” me atë të Sofalis, në drejtim të pishinës dhe parkut ”Gërmia”.

Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës do të kujdeset për implementimi e kësaj urdhërese”, thuhet në njoftimin e komunës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share