Elon Musk pëson humbje të mëdha të pasurisë

Shefi ekzekutiv i Twitter, Elon Musk, ndodhet në një periudhë aspak të mirë, pasi tani ai është personi që ka pësuar humbjen më të madhe të pasurisë në historinë moderne. Në 13 muajt e fundit ai ka humbur më shumë se 200 miliardë dollarë.

Informacioni u publikua nga kompania Bloomberg, që bën me dije se pasuria e Musk u zvogëlua me 208 miliardë dollarë, ekuivalente me produktin e brendshëm bruto të Greqisë.

Shefi i Teslas kishte vendin e parë në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, me një vlerë neto që arrin në 338 miliardë dhe tani kjo pasuri ka shkuar në 132 miliardë dollarë.

Blerja e platformës së mediave sociale Twitter dhe polemikat që ka shkaktuar ky veprim nuk kanë qenë faktori i rënies së pasurisë së Musk, por rënia e aksioneve të Tesla-s gjatë vitit të kaluar.

Pak ditë më parë, Musk njoftoi se do të largohet nga posti i shefit ekzekutiv i kompanisë Twitter sapo të gjejë dikë të përshtatshëm për postin, kjo pas një sondazhi që zhvilloi në faqen e mediave sociale që pyeste nëse ai duhet të largohet apo jo. Me polemikat që e kanë shoqëruar atë në Twitter prej muajsh, Musk i kërkohet të gjejë dikë që të marrë përsipër rrjetin social në mënyrë që të përqendrohet në bizneset e tij të tjera dhe të përpiqet të rikuperojë disa nga ato që ka humbur.

Klan News

Lexo gjithashtu

Vdes Martti Ahtisaari

Ka vdekur ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari. Ai vdiq në moshën 86-vjeçare. Njoftimi u bë nga Presidenca finlandeze. Ahtisaari…
Më tepër
Total
0
Share