Putin mobilizon në luftë kriminelët

Presidenti nënshkruan dekretin për angazhimin e personave të dënuar por me dënim të pashlyer

Presidenti i Rusisë mobilizon në luftë kundër Ukrainës persona të dënuar për krime të rënda që nuk e kanë shlyer ende dënimin. Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin që i bën pjesë të ushtrisë të dënuarit për vrasje, grabitje, vjedhje, trafik droge dhe krime të tjera të rënda.

I vetmi grup kriminelësh të përjashtuar nga dekreti janë ata që kryen krime seksuale ndaj të miturve, tradhti, spiunazh apo terrorizëm. Përjashtohen gjithashtu ata që janë dënuar për tentativë vrasjeje të një zyrtari qeveritar, rrëmbim avioni, aktivitet ekstremist dhe trajtim të paligjshëm të materialeve bërthamore dhe substancave radioaktive.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Presidenti Vladmir Putin konfirmoi se kishte mobilizuar mbi 18,000 ushtarë shtesë mbi objektivin e tij prej 300,000 rekrutësh për të luftuar në Ukrainë.

Në fillim të kësaj jave, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se të gjitha aktivitetet e pjesshme të mobilizimit, ishin pezulluar pasi objektivi ishte përmbushur.

Megjithatë, urdhri i pjesshëm i mobilizimit të Putinit do të përfundojë vetëm kur Presidenti rus të nënshkruajë një dekret zyrtar. Deri atëherë, ai rezervon të drejtën për më shumë njerëz në rekrutim ushtarak në të ardhmen.

Angazhimi i personave me precedentë të rëndë penal në luftë i nxjerr ata nga mikqyrja e autoriteteve derisa dënimi të anulohet. Në Rusi ky grup personash nuk lejohet të largohen nga vendbanimi i tyre dhe duhet të respektojnë kufizime të ndryshme.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share