Ekuadori mposht Katarin, e nis me fitore fazën e grupeve të kampionatit Botëror

Ekuadori e ka nisur me fitore fazën e grupeve të Kampionatit Botëror, duke mposhtur 2-0 nikoqirin e turneut, Katarin.

Në minutën e tretë të takimit, mysafirët tundën rrjetën e vendasve, por goli i Enner Valencias u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Mirëpo, në minutën e 16-të, kapiteni Valencia ia doli më në fund ta kalonte ekipin e tij në epërsi, duke realizuar nga penalltia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sulmuesi (31’) vazhdoi me paraqitje brilante, pasi ia doli të shënonte edhe të dytin personal, ndërsa Preciado ishte asistuesi.

Me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta ishte me një ritëm më të ulët.

Reklama

Ekuadorianët dominuan edhe në 45 minutat e dytë të takimit, por nuk ia dolën të shënonin më gola, derisa Katari nuk ia doli të regjistronte një goditje në kuadratin e portës kundërshtare.

Rastin më të mirë në këta minuta e pati Romario Ibarra në minutën e 55-të, por që goditja e tij u prit nga portieri Saad Al Sheeb.

Me këtë fitore, Ekuadori është lider i Grupit A me tri pikë, ndërsa Holanda e Senegali që luajnë mes veti, takohen nesër (e hënë), ndërsa nikoqiri Katari është në të fundit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share