Ekstradohen nga Gjermania dy shqiptarët e dënuar për mashtrim

Janë ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë dy shqiptarët Ilir Nazaj, 53 vjeç i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, dhe Kristaq Tota, i dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Sipas asaj që njofton policia në kuadër të operacionit policor të koduar “Capital 2” të dënuarit janë lokalizuar në Gjermani dhe janë ekstraduar drejt vendit tonë.

“Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, për dy shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar që fshiheshin në Gjermani, ia kanë dërguar informacionet autoriteteve policore gjermane, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tyre.          

Në bazë të këtyre informacioneve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Capital 2”, janë lokalizuar dhe ekstraduar në Shqipëri, shtetasit:

– Ilir Nazaj, 53 vjeç i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, dhe Kristaq Tota, i dënuar me 5 vjet burgim, nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi””, thuhet në njoftim./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share