Pasuria nëntokësore në Shpirag/ Rama: Investimi në total 7 miliardë Euro, nafta është e cilësisë premium

Nafta e gjetur nga kompania Shell në Shpirag është e një cilësie premium, e ngjashme me atë të Arabisë Saudite. Kryeministri Edi Rama, në një konferencë shtypi nga godina e qeverisë së bashku me zv/Kryeministren Belinda Balluku, tha se gjetja e naftës në këtë zonën nënkupton një potencial të madh ekonomik për Shqipërinë.

Rama theksoi se, në rast të rezultateve pozitive finale të testit final që pritet të nisë në Tetor, investimi që kompania Shell do të bëjë në Shqipëri do jetë 7 miliardë Euro në total e shtrirë në kohë deri në përfundim.

Por me gjetjen e kësaj sasie të madhe nafte dhe gazi në Shpirag, lind nevoja e krijimit të Fondit Sovran që do të administrojë të gjitha të ardhurat e përfituara nga pasuria nëntokësore.

Ky fond, sipas Ramës, do të përdoret për të rritur pensionet në Shqipëri, për investime në arsim, shëndetësi e fusha të tjera që do t’i shërbejnë vendit tonë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share