“Eksplodon” stadiumi, Asani shënon gol, Shqipëria në epërsi ndaj Polonisë

Është shënuar goli i parë në ndeshjen kualifikuese ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Polonisë.

Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh 1:0 kundër Polonisë.

Jasir Asani ka realizuar eurogol nga një distancë e largët në portën polake në minutën e 37-të.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë.

Tribunat e stadiumit në kryeqytetin shqiptar janë të stërmbushura me tifozë.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë është në kuadër të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

Në grup me Shqipërinë dhe Poloninë janë edhe Çekia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share