”Eksplodon” Arsovska kundër Mickoskit

“MOS U FSHEH, DIL DHE MË THUAJ ÇKA KE PARA SYVE”

Nuk kanë të ndalur përplasjet mes Kryetarës së qytetit të Shkupit Dalea Arsovska dhe VMRO-DPMNE-së. Arsovska kërkon nga kreu i Vmro –DPMNE tëjep dorëheqe ashtu siç ka deklaruar.

Sapo dha disa sinjale nënkryetari i VMRO DPMNE-së, Vllado Misajllovski se po ulën tensionet me Arsovskës dhe VMRO DPMNE-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Gjithçka që është në të mirën e qytetit, do të vazhdojmë edhe në të ardhmen ta mbështesim por edhe të rikujtojmë se çfarë është premtuar” – tha Vllado Misajllovski.

”Po e dëgjoj Mickoskin që po flet për dorëheqjet. Nëse ai flet për dorëheqje, duhet t’ia fillojë me dorëheqjen e tij” – deklaroi Danella Arsovska.

Gjithçka filloi në seancën për pyetje të këshilltarëve, kur këshilltari i VMRO DPMNE-së, Lluke Galevski drejtoi akuza të rënd për të parën e kryeqytetit.

”Siç tha edhe vet drejtori i shkarkuar i NP “Ujësjellësi” Zllatko Perisnki, ai është viktimë i presionit të Kryetares së Qytetit, Danella Arsoska e cila ka kërkuar ndryshimin e komisionit për vlerësimin e ofertave financiare për këtë projekt. Se këto pohime kanë bazë e dëshmon edhe kjo shkresë këtu, i cili e ka firmën e Arsovskës ku kërkohet ndryshimi i komisionit.
38:03 – Ndoshta motivi përse shkuat në konferencën për media të Perisnkit është ky person. Ky njeri e ka emrin Arkan Kerim dhe publikisht e pyes Kryetaren e Komunës se a e njeh këtë person dhe a ka ky person lidhje me kompaninë turke për të cilën mediat kanë marrë vesh se është pjesëmarrës në tenderin”
– deklaroi Lluke Galevski.

E Arsovska u përgjigj ashpër.

”Në VMRO DPMNE ka shumë njerëz të guximshëm, Mickoski për fat të keq nuk është njëri prej tyre. Si u bë që deri mbrëmë isha Kryetari më i mirë i Shkupit, e prej se ua kapa drejtorin me “gishtat në mjaltë” përnjëherë u bëra një Kryetari e Shkupit që nuk vlen për asgjë. Për të gjitha këto pyetje do të ketë përgjigje, por siç po e sheh, mua nuk po më dridhet zëri dhe nuk më dridhen duart kur të drejtohem. Në lidhje me pyetjen që e parashtruat, për atë tenderin e dyshimtë ka kush të përgjigjet se përse nuk ka vepruar si duhet dhe të gjitha ato përgjigje do të vijnë kur të vijë koha. Unë do të vazhdoj drejt rrugës së drejtësisë siç kam punuar deri më tani. Por Mickoski asnjëherë nuk do të dalë nga tender-mentaliteti asnjëherë” – deklaroi Arsovska.

Rrugët mes Arsovës u ndanë kur Kryetarja e Qytetit shkarkoi drejtorin e NP “Ujësjellësi” Zllatko Perinskin, të cilin e akuzoi që nuk i ka përfillur urdhrat e Qytetit dhe ka punuar kokë në vete. E më pas të gjithë drejtoret e VMRO DPMNE-së, dhanë dorëheqje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share