Ekskluzive: Projekti i stadiumit të Tetovës do të publikohet brenda dy javëve

Qyteti i Tetovës dhe klubi i futbollit Shkëndija në të ardhme të afërt do të kenë një impiant modern të futbollit të kategorisë së IV-të sipas rregullave të Federatës Evropiane të futbollit UEFA. Sipas projektit që për opinion do të bëhet publik brenda dy javëve, pritet të ketë një kapacitet prej 10 deri 12 mijë ulëseve me hapësira moderne për ekipet e futbolli, personat zyrtar, vende për VIP persona si dhe vende adekuate për gazetarët. Edhe pse akoma nuk ka të definuar se sa do të jetë kostoja e përgjithshme e stadiumit, megjithatë një është e sigurt se shifrat do të tejkalojnë vlerën e 8 milionë eurove.

Siç mëson Klan Maqedoni, në projekt janë paraparë edhe dy stadiume që do të shfrytëzohen për seanca stërvitore te Qendra Sportive, edhe atë një stadium me bar artificial dhe tjetri me bar natyral. Në këtë porjekt planifikohet edhe ndrëtimi i një qendre stërvitore në afërsi të fshatit Saraçin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të shpresojmë se në sezonin e ardhshëm të garave Evropiane të futbollit, ekipi i Shkëndijës do të jetë nikoqire para tetovarëve dhe tifozëve të vetë që pos imazhit pozitiv, do të ishte edhe një ndihmesë e madhe për ekipin kuqezi. Kujtojmë se ekipi i Shkëndijës deri më tani ka zhvilluar 51 ndeshje evropiane, por fatkeqësisht të gjitha ndeshjet si vendas i ka zhvilluara në Shkup, Kumanovë dhe Strumicë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share