Ekskluzive: Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vrarë babai i Gani Tushës (FOTO)

Klan Maqedoni ka sigurar pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes ku pasdite e sotme në fshatin Bllacë mbeti i vrarë N.K, babai i Gani Tushës.

Babai i Gani Tushës është vrarë derisa ishte duke punuar në ara në fshatin Bllacë të Shkupit.

Gani Tusha dyshohet për vrasjen e Orhan Bajramit – Oki në Halkidiki dhe dyshohet për përfshirje në vrasjen e Jeton Krivanjevës – Zhila dhe Enis Iseini në lokalin Shisha Bar në Kalanë e Shkupit, një vit më parë. Babai i Gani Tushës është gjetur pasditen e sotme i plagosur me armë zjarri. Pas vrasjeve, të cilat janë pjesë e përballjes mes bandave kriminele në Shkup, Gani Tusha ndodhet në paraburgim në Shkup./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share