Eklipsi i rrallë diellor mbuloi Australinë

Mijëra njerëz u mblodhën në qytetin Exmouth për të parë fenomenin e rrallë

Mijëra njerëz të pasionuar pas eklipsit u mblodhën në Australi për të shijuar një eklips diellor hibrid.

Peter Bartley  udhëtoi 15-orë nga Perth së bashku me fëmijët e tij për të parë këtë moment të veçantë.

“Ishte një moment mjaft i veçantë dhe padyshim hera e parë që ne të gjithë kemi qenë së bashku për të parë diçka të tillë. U thashë  fëmijëve se do të duheshin 15 orë për të shijuar vetëm 1 minutë, por ky ishte nga momentet më emocionuese që kam përjetuar ndonjëherë.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Hëna kaloi diellin për një minutë në orën 11:29 të mëngjesit me orën lokale duke i zhytur shikuesit në errësirë​​. Spektatorët brohoritën me zë të lartë teksa dëshmuan fenomenin e rrallë natyror.

Eklipset diellore ndodhin kur Dielli, Hëna dhe Toka rreshtohen, plotësisht ose pjesërisht. Në varësi të mënyrës se si ato rreshtohen, eklipset ofrojnë një pamje unike të Diellit ose të Hënës.

Ekzistojnë 4 lloje të eklipsit diellor: total, unazor, i pjesshëm ose hibrid. Eklipsi tjetër hibrid pritet  të ndodhë në vitin 2031.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share