Ftohen nga kryeministri Abazoviç
Koncerti i tenorit nga Kosova me famë botërore, Ramë Halaj ka bërë bashkë në Ulqin, kryeministrin Edi Rama, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin e kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Përpara koncertit, ata u shfaqën së bashku në një lokal ku të pranishëm ishin dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i Komunës së Prishtinës.
Pamjet u bënë publike nga kryeministri Abazoviç në rrjetet sociale.
Vetë Rama në një intervistë të dhënë për një media shqiptare, ka mohuar që me Osmanin të kenë folur për situatën aktuale në Veriun e Kosovës.
Tv Klan