Edhe sot do të punojnë sportelet për lëshimin e dokumenteve të gatshme në Beko dhe RTVM

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se sot do të hapen sportelet për dhënien e dokumenteve të gatshme në objektet në “Beko” dhe në RTVM në Shkup.

Orari i punës së sporteleve do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00.

MPB-ja dje ka informuar se në territorin e Shkupit ka filluar dorëzimi i letërnjoftimeve dhe patentë shoferëve në adresat e shtëpisë për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e ndërrimit të dokumenteve personale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vërejmë se ky pilot projekt zbatohet vetëm në Shkup, njoftuan nga MPB.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share