Edhe në festë shtetërore “shigjeta helmuese” për politika ditore

KOVAÇEVSKI FLET PËR TRADHTARË, DIMITRIEVSKI PËR TRADHTI

Në hyrje të Kumanovës, përfaqësuesit e Qeverisë i priti ky mesazh;

“I shitët e sot po ju përkuleni”: shkruante në transparentin e varur në urën para kompleksit memorial që përkujton luftën kundër fashizmit, e edhe fjalimi i Kryetarit të Kumanovës ishte në këtë drejtim.

“Le të kuptojnë fashistët e mallkuar se emri Maqedonas nuk do të humbet.
Jemi dëshmitarë se si në djepin e demokracisë, në Parlamentin Evropian, ka tentime për mohim të fortë për ekzistimin e gjuhës maqedonase, kulturën dhe bugarizim sistematik i popullit maqedonas”, deklaroi Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës,
deklaroi Maksim Dimitrievski kryetar i komunës së Kumanovës.

Para monumentit, lule vendosën edhe përfaqësuesit diplomatik të Holandës, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës, por mungonin lulet me flamur bullgar.
E fjalimin e Dimitrievskine dëgjuan edhe deputetet e VMRO-DPMNE-së, por nuk deshën që ta dëgjojnë edhe fjalimin e Kovaçevskit. Para se ky i fundit të del në foltore, ata u larguan.

Megjithatë, në fjalimin e tij, Kryeministri Dimitar Kovaçevski, theksoi rëndësinë e procesit euro-integrues. I quajti tradhtarë të kohës moderne ata që e minojnë këtë rrugë, e rikujtoi se çfarë është bërë që Maqedonia e Veriut nga një pozitë të shtetit të izoluar, të vijë në pozitë që të jetë afër integrimin në BE dhe anëtarë e NATO-s.

“Bllokimi i masave dhe i ligjeve, izolimi dhe bllokimi i përparimit janë ana e gabuar dhe me asgjë nuk mund arsyetohet një sjellje e tillë sepse është një tradhti moderne e popullit dhe e shtetit”, deklaroi Kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Pjesë e delegacionit Qeveritar në Kumanovë ishte edhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi si dhe Ministri i administratës, Admirim Aliti./KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share