“Unë e bëra Arben Taravarin…” – Sela: Kam sakrifikuar veten për të!

Ziadin Sela në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin ka deklaruar se ka qenë ai që e ka ngritur Arben Taravarin politikisht, madje duke sakrifikuar edhe veten e tij.

“Në 2016-tën nuk e njihte kush politikisht Arben Taravarin. Në 2014, 2015 kur e nisa Lëvizjen për Reforma, e bëra edhe Sekretar të Përgjithshëm. Në 2016-tën ka qenë i dyti në listë për deputet në zonën zgjedhore numër 1. Humbi. Pas asaj e bëj Ministër të Shëndetësisë, u avancua”, tha mes tjerash Sela, duke shtuar se në zgjedhjet lokale të vitit 2017, ka qenë Sela ai që ka bërë koalicion me Lëvizjen Besa me qëllim që Taravari të fitojë Komunën e Gostivarit./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share