Edhe Italia me plan kursimi të gazit gjatë dimrit

1 orë ngrohje qendrore, ulje e temperaturës

Italia ka gati planin e kursimit të energjisë në kushtet kur Moska po përpiqet të thellojë krizën energjetike duke reduktuar furnizimin me gaz për Europën.

Mediat italiane bëjnë të ditur se qeveria pritet të prezantojë planin për reduktimin e konsumimit të gazit. Plani i ministrit për tranzicionin ekologjik Roberto Çingolani është që fillimisht të nxisë reduktimin e konsumit familjar. Parashikohet që nga tetori, në banesat me ngrohje qendrore, sistemi i kaloriferëve të funksionojë vetëm 1 orë në total gjatë gjithë ditës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sistemi mund të aktivizohet përgjatë hapësirave të shkurtra kohore gjatë ditës, duke ruajtur të ngrohta tubacionet e shpërndarjes së ngrohtësisë. Ekspertët thonë se me këtë mënyrë, ngrohja e banesave reduktohet me vetëm 1 gradë Celcius, por arrin objektivin europian për uljen me 15% të konsumit të gazit. Qeveria Dragi pritet t’u kërkojë qytetarëve që të kursejnë ujin e rrjedhshëm, të përdorin llamba LED dhe të kursejnë edhe gazin për gatim.

Për ministrin Çingolani, këto masa janë të përballueshme dhe do të përgjysmojnë varësinë e vendit nga gazi rus deri në 2023-shin për ta zeruar në 2024-ën.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share