Si pasojë e kushteve të këqija atmosferike që shkaktuan fatkeqësi në territorin e qytetit të Shkupit, në rrjetin rrugor ka pasur derdhje të ujit nga kanali atmosferik, i cili ka shkaktuar vërshime të niveleve nëntokësore të qendrës tregtare njoftojn; nga East Gate Mall.
Nga atje shtojne se në këto kushte, menaxhmenti i qendrës tregtare mori vendim për mbylljen e qendrës për qytetaret dhe evakuimin e vizitorëve dhe punonjësve.
Sipas skenarëve të miratuar të sigurisë dhe mbrojtjes në kushtet e një fatkeqësie elementare, qendra tregtare u evakuua brenda një kohe të shkurtër.
Aktualisht, për sigurinë e vizitorëve, automjetet në garazhin nëntokësor të qendrës tregtare do të qëndrojnë të parkuara deri në fund të largimit te ujit
Sipas tyre shërbimet teknike në qendrën tregtare po punojnë për shkarkimin e ujit nga garazhi nëntokësor. Këto aktivitete do të zgjasin gjatë gjithë natës.
Në varësi të ecurisë së aktiviteteve për sanimin e përmbytjeve, qendra tregtare do të informojë nesër në orët e para të mëngjesit opinionin dhe qiramarrësit nëse qendra tregtare do të jetë e hapur për klientët, thuhet në njoftimin e Qendrës tregtare East Gate Mall.
Falenderojmë të gjithë vizitorët dhe qiramarrësit për përgjigjen e tyre të shpejtë dhe në kohë.
Lexo gjithashtu
VMRO: LSDM dhe BDI shkretuan çdo gjë që kapën, veçanërisht arsimin
Më 1 shtator, sipas VMRO-DPMNE-së, një tjetër vit shkollor filloi në mënyrë katastrofike, përcjell KlanM. Nga kjo parti…
02.09.23 09:40
Taravari: Shteti kapituloi përballë krimit dhe korrupsionit
“Sistemi i drejtësisë tanimë është në agoni dhe shteti ka kapituluar para krimit dhe korrupsionit”, ka vlerësuar në…
16.12.22 19:52
Departamenti për hulumtimin e Holokaustit të ITSHKSH-së merr pjesë në shënimin e ditës ndërkombëtare përkujtimore
Sot, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të RMV-së u shënua Dita ndërkombëtare e përkujtimit të Holokaustit, ku…
26.01.24 13:04