E thotë studimi: Për 12 vite, më shumë se gjysma e popullsisë në botë, do të jenë mbipeshë

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë deri në vitin 2035 nëse nuk ndërmerren hapa për ta parandaluar atë, sipas një raporti të ri nga Federata Botërore e Obezitetit, përcjell KlanM.

Sipas raportit, deri në 51 për qind e popullsisë së planetit tonë, ose më shumë se 4 miliardë njerëz, do të jenë obezë ose do të vuajnë nga problemet që lidhen me peshën e tepërt trupore në 12 vjet.

Raporti vë në dukje se normat e obezitetit do të rriten veçanërisht me shpejtësi tek fëmijët dhe popullatat në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta. Në vitin 2020, rreth 2.6 miliardë njerëz, ose 38 për qind e popullsisë së botës, ishin në kategorinë e mbipeshës, përcjell Klan Macedonia.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share