Rasti i zhdukjes së një 2-vjeçareje i cili tronditi Serbinë, pati një fund tragjik. Danka Iliç e cila u zhduk më 26 mars teksa po luante para shtëpisë së saj në një fshat në verilindje të vendit, është gjetur e pajetë.
Ishte nëna e saj e cila kishte ngritur alarmin për zhdukjen e vogëlushes e cila i kishte shpëtuar nga sytë teksa po ndihmonte një fëmije tjetër për t’i dhënë ujë.
Ajo u rrëmbye nga dy punonjës të ujësjellësit, të cilët e tërhoqën zvarrë vogëlushen me makinën e tyre të shërbimit dhe më pas e hodhën trupin e saj të pajetë në një landfill. Zhdukja e Dankës së vogël kishte mobilizuar autoritetet serbe, por edhe Interpolin pasi kishte dyshime se ajo ishte rrëmbyer nga shtetas të një shteti fqinj. Për këtë rast për herë të parë është aktivizuar sistemi “Find Me”, i cili informon publikun me urgjencë për zhdukjen e një fëmije.
Klan News