Rama dhe Abazoviç takojnë presidentin dhe kryeministrin e Ukrainës

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviç gjatë vizitës së tyre në Kiev kanë takuar kryeministrin e Ukrainës Denys Shmyhal dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryeministri Rama përmes publikimit të një videoje në rrjetin e tij social në Facebook.

Të njëjtën video e ka postuar më herët presidenti i Ukrainës Zelensky, krahas së cilës ka shkruar se kjo tregon se vazhdon mbështetja nga partnerët ndërkombëtarë për popullin ukrainas.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe kjo është një shfaqje e rëndësishme e mbështetjes për njerëzit tanë. Sot takohem me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç”, ka shkruar Rama.

Më herët, Rama e Abazoviç dhe delegacionet që i shoqërojnë u ndalën në zonat e Borodyankës dhe Irpinit, për të parë nga afër atë çfarë kanë lënë pas bombardimet ruse që nuk kanë kursyer zonat e banuara./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share