Hashim Thaçi në Hagë: Jam i pafajshëm! Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër

“Viktimat nuk marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Unë jam i pafajshëm, për të gjitha këto akuza”.

Kështu u shpreh ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para trupit gjykues në Hagë, aty ku zhvillohet seanca e dytë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK.

“Sot jemi duke nisur një rrugëtim së bashku drejt së vërtetës dhe drejtësisë. E vërteta dhe drejtësia janë parime të çmuara për mua, ato janë gur themeli i të gjitha demokracive dhe themeli i paqes. Më lejoni të shfrytëzoj këtë moment për të thënë që ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte të tmerrshme pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, apo politike. Viktimat nuk marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Unë jam i pafajshëm, për të gjitha këto akuza”, u shpreh Thaçi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Megjithatë, Thaçi tha se është gati të përballet me këtë sfidë të re, siç e quajti ai.

“Po unë jam gati të përballem me këtë sfidë të re, të kem sukses për familjen time, për popullin tim dhe vendin tim. Rruga jonë drejt lirisë ishte e gjatë dhe shumë e vështirë. Unë isha student në Zvicër, i strehuar politik kur u masakrua familja Jashari në Mars të vitit 1998. Si shumë shqiptarë nga diaspora edhe unë u ktheva për të ndihmuar vendin tim dhe iu bashkova rezistencës për liri në Kosovë. Kushdo që do të ishte në vendin tonë do të kishte bërë të njëjtën gjë kur t’u hiqej liria”, u shpreh ai./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share