“E nënshkruar nga 85 kuvendarë” – Lexohet Deklarata e anëtarëve të Kuvendit të ASH-së

Në takimin e ASH-së në Kumanovë të ftuar nga kreu i partisë, Arben Taravari u lexua Deklarata që siç u tha, është nënshkruar nga 85 kuvendarë nga 133 sa i ka Kuvendi i ASH-së.

Në Deklaratë thuhet se anëtarët që janë nënshkruar përkrahin kryetarin e partisë që t[ë lidhë koalicion zgjedhor që do të sjellë ndryshimin në vend, ndërsa shtohej se Taravari obligohet që pas zgjedhjeve të mos koalicionojë me forca destruktive që nuk ia duan të mirën vendit dhe qytetarëve.

Ndërkaq, Arben Taravari në fjalën e tij deklaroi se ka edhe shumë anëtarë që nuk kanë dalur ende publikisht për shkak të presioneve dhe kanë kërkuar prej tij t’i presë edhe ca ditë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Taravari lëshoi edhe ca porosi për krahun tjetër të drejtuar nga Ziadin Sela dhe Krenar Lloga.

“Lërini njerëzit të mendojnë lirshëm.. te unë asgjë nuk ka ndryshuar. Edhe pse keni shkarkuar disa njerëz e vazhdoni të shkarkoni. Mua nuk më pengon mendimi ndryshe. Ju lutem mos e shajmë njëri tjetërin”, tha Taravari.

“Ato mendojnë se ndryshimi bëhet me BDI-në, ndërsa ne mendojmë se ndryshimin duhet ta bëjë ASH-ja me disa parti tjera shqiptare.”, tha mes tjerash Taravari në fjalën e tij./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share