E ëma e la vetëm në shtëpi për 10 ditë, 1-vjeçarja ndërron jetë

Një grua në Ohio akuzohet për vrasje pasi sipas “USA Today” ajo e kishte lënë fëmijën e saj vetëm për më shumë se një javë në shtëpinë e tyre në Cleveland.

Në orët e para të mëngjesit të Premten e kaluar, policia e gjeti vajzën 16-muajshe pa shenja jete. Menjëherë pas kësaj 31-vjeçarja Kristel Candelario u vu në pranga nën akuzën e vrasjes.

Tashmë ajo do të dalë para Gjykatës Komunale të Cleveland për të dhënë dëshminë e saj të plotë. Nga ana tjetër ekspertët shëndetësorë po kryejnë autopsinë e fëmijës së pajetë. Paraprakisht mësohet se vajza nuk kishte shenja në trup, por dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e mos ushqyerjes për 10 ditë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share