E dhimbshme: Gruaja siriane lind nën rrënojat e tërmetit, ndërron jetë më pas (VIDEO)

Derisa vijojnë operacione e shpëtimit të të mbijetuarve nën rënojat e tërmetit shkatërrues në Turqi e Siri, një moment sa i rëndë po ashtu prekës është shënuar në Aleppo të Sirisë.

Një grua siriane, e ndodhur nën rrënojat e tërmetit, ka sjellë në jetë fëmijën e saj. Fatkeqësisht sipas mediave atje, gruaja nuk ka arritur të mbijetojë por në rrjete sociale është publikuar momenti kur arrihet të shpëtohet fëmija i porsalindur.

Në videon e publikuar në Twitter shihet momenti ku një burrë merr foshnjën e sapo ardhur në jetë dhe e dërgon për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share