E çoi burrin te psikiatri, gruaja përfiton nga gjendja e tij mendore dhe i merr pronën

Dy motrat, Bahrija dhe Remzija ndodhen në “Shihemi në Gjyq” për shkak të një banese të përbashkët që kanë blerë dhe prej së cilës ndajnë përgjysmë paratë që marrin nga qiraja. Remzija prej 7 vjetësh nuk flet me vëllain e saj, Faikun sepse ai nuk i ka kthyer paratë e një borxhi dhe mendon se ndryshe nga ajo, Bahrija i ka marrë paratë e saj.

Për këtë arsye, ajo ka vendosur që mos t’ia japë motrës pjesën e saj të qirasë derisa të përmbushet borxhi. Ndërkohë Bahrija thotë se nuk ka marrë asnjë para nga i vëllai, i cili është deklaruar i sëmurë i shëndetit mendor në Prishtinë. Ndërmjetësja e rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani sqaron se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me pronat e Faikut, i cili sot nuk ka më asnjë banesë.

 

Eni Çobani: Përpara notreres Sevdije Krasniqi, notere në Prishtinë, kanë ndodhur disa veprime juridike me këtë njeriun që kishte dalë me këtë raportin mjekësor që zonja e tij e kishte çuar vetë, i kishte lënë një takim me doktorin psikiatër, ka thirrur edhe këtë motrën nga Franca, ka thënë merre ti tani çoje në spital se unë nuk e çoj, por ama çfarë ka bërë kjo zonja?

Kjo zonja ka vajtur te Sevdije Krasniqi që e përshëndes kolegen e nderuar, në datën 10 Janar të vitit 2019, zonja Sevdije, ke marrë Faik Retkocerin dhe e ke ulur atje dhe nuk e di nëse ju keni qenë në dijeni që ky zotëria ka qenë në pazotësi për të vepruar sepse ai me atë raport mjekësor nuk mund të ulesh në asnjë zyrë, jo në në një zyrë noterie dhe ka dhuruar të gjithë pronën bashkëshortes së tij, komplet, të gjithë pronën që ka pasur Faik Retkoceri dhe nëna e tij.

Pronat janë blerë nga pensioni që merr nëna e tre vajzave dhe djalit për shkak të babait që ka punuar në Gjermani dhe shteti iu jep 1800 Euro në muaj. Bashkëshortja e Faikut, duke ditur gjendjen mendore të të shoqit, nuk është mjaftuar vetëm me marrjen e pronës me anë të dhurimit.

Eni Çobani: E merr këtë bashkoshortin që e ka çuar me dorë të vet te psikiatri dhe e çon te Sevdije Krasniqi dhe i merr me dhurim të gjithë pronën. Pra në 10 Janar të 2019 zonja ka marrë të gjithë  pronën nga Faik Retkoceri. Më pas, pikërisht në këtë datë Sevdije, në këtë datë, zonjë, e ke ulur prapë këtë zotërinë bashkë me zonjën dhe kanë përpiluar edhe një aneks të kësaj kontratës duke dhënë një pëlqim, pra nuk mjaftoi kontrata e dhurimit, por i ka shkruar edhe një dokument tjetër, pëlqim, pra që do të thotë çdo veprim që bënte bashkëshortja, zotëria pranon çdo veprim juridik./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share