KF Shkëndija me Jeton Beqirin dhe gjashtë përforcime?

Pas  shkarkimit të trajnerit Ardian Nuhiu, klubi i futbollit Shkënmdija  akoma  nuk ka  zyrtarizuar   emrin e trajnerit të ri  edhe pse me të madhe në opinion  thuhet  se  kjo punë është kryer dhe startegu i ri  kuqezinjëve do të jetë Jeton Beqiri.  Në   faqen “Shkëndija mbi të gjitha”  është publikuar emri i trajnerit Jeton Beqit  dhe emrat e disa  futbollistëve  për të cilët pretendohet të jenë përforcime   apo freskime të ekipit në pjesë pranverore të kampionatit .

 Në komunikatën e   SHKËNDIJA MBI TË GJITHA,  shkruan:

SHKËNDIJA DO JETË AKTIVE NË MERKATO!

Jemi mesuar qe shpesh Shkendija të bëje revolucione sa i perket stafit dhe lojtareve edhe kete afat kalimtar ka shume lojtare qe jane ne radarin e klubit.

 

JETON BEQIRI është trajneri qe do drejtojë ekipin në të ardhmen. Ai është emër i njohur për tetovarët pasi ka qenë te Shkëndija edhe si ndihmëstrajner edhe si trajner kryesor. Beqiri njihet për stilin ofenziv që e praktikon me ekipet e tij, ajo qe i mungon Shkendijes tash e ca kohë.

 

SINDRIT GURI (30) është një nga opsionet për qendërsulmuesin e ekipit. Guri së fundmi luan në ligat e ulëta italiane, ndërsa ishte te Shkëndija kohe me parë.

 

DRILON HAZROLLAJ (19) është talenti nga Kosova që është nën vëzhgimin e shumë ekipeve, ashtu edhe kuqezinjtë janë të gatshëm të hyjnë në garë për të riun që luan si sulmues krahu.

 

RONALDO WEBSTER (22) është xhamajkani që këtë vere erdhi te Bregallnica e Shtipit dhe tregoi kualitet. Eshte sulmues krahu dhe njihet si depërtues i mbrojtjeve kundershtare.

 

VANE KRSTEVSKI (20) eshte talenti i dalë nga shkolla e Akademija Pandev Brera. Luan si sulmues krahu dhe si mesfushor ofenziv dhe është një nga opsionet për të përforcuar Shkëndijen, por do mvaret se a do meren vesh me klubin e tij amë.

 

AGRON RUFATI (24) edhe gjatë verës ishte opsion për kuqezinjtë, por nuk u arrit marrëveshja. Tani Shkëndija ka nevoje për një qendërmbrojtës dhe seriozisht janë te interesuar për Rufatin.

 

MARTIN MIRCEVSKI (26) luan në kampionatin serb, mirëpo nuk ka gjetur shumë hapësira pas transferimit nga AP Brera të Backa Topola e Serbisë. Luan si sulmues krahu edhe si mesfushor ofenziv dhe është një nga opsionet nese do ketë hapësirë për rikthim në kampionatin vendor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share