Dy vjet nga marrja e pushtetit të Talebanëve

Talebanët kanë kufizuar të drejtat e njerëzve, kanë shtypur zërat kundërshtues dhe kanë prezantuar forma brutale

15 Gusht 2021 bëhen plot dy vjet kur jeta e shumë afganëve do të ndryshonte rrënjësisht. Talebanët marrin pushtetin duke kufizuar të drejtat e shumë njerëzve, kanë shtypur zërat kundërshtues dhe kanë prezantuar forma brutale për të vënë drejtësinë në vend.

Dhjetëra mijëra njerëz janë larguar nga vendi qëkur talebanët rimorën pushtetin në 2021. Sfidat e vazhdueshme të sigurisë të paraqitura në veçanti nga Shteti Islamik mbeten, me vendet publike si xhamitë, qendrat arsimore dhe tregjet që janë rregullisht në shënjestër të sulmuesve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Afganët ende po luftojnë me varfërinë, thatësirën, kequshqyerjen dhe shpresën e zbehur të grave që kërkojnë një rol vendimtar në të ardhmen e vendit. Qeveria e talebanëve ka vendosur kufizime në çdo aspekt të jetës në Afganistan, përfshirë paraqitjet fizike të banorëve, liri në lëvizje, të drejtën për të punuar e studiuar, si dhe qasjen në forma të argëtimit.

Gratë janë ato që janë shtypur gjithnjë dhe liritë e tyre vijojnë të kufiziohen. Atyre iu është ndaluar gjithashtu arsimimi, punësimi si dhe drejtimi i bizneseve. Aktualisht, vajzave u lejohet që të shkojnë në shkollë vetëm deri në klasën e gjashtë. Grupet e të drejtave të njeriut i kanë akuzuar talebanët se po tentojnë t’i zhdukin gratë nga jeta publike dhe që t’i burgosin ato në shtëpi.

Policia e Moralit i ka ndëshkuar publikisht shkelësit e vendimeve, në disa raste edhe në mënyrë të dhunshme. Burrat dhe gratë janë burgosur, apo janë rrahur me kamxhikë si dhe ekzekutuar edhe nëpër hapësira publike.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share